Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mezani: Presim merkaton e dimrit, skuadra ka probleme financiare

Intervista e trajnerit të Luftëtarit Gentian Mezani, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pasi gjirokastritët morën një barazim pa gola, në transfertën ndaj Flamurtarit në Vlorë.

Për pozitat në tabelën e renditjes, ky barazim duket se bën mirë…
Natyrisht që ky barazim dhe kjo pikë na bën jashtëzakonisht mirë, kjo pasi luajtëm përballë një kundërshtari që ka bërë mjaft mirë në kohët e fundit dhe për më tepër në një fushë mjaft të vështirë për çdo kundërshtar.

A po e vuani mungesën e lojtarëve me eksperiencë?
Kjo skuadër është ndërtuar në mënyrë të tillë që në fillim dhe duhet të marrim maksimumin deri në merkaton e ardhshme. Natyrisht që skuadra ka shumë cilësi, por ka nevojë për futbollistë me më shumë eksperiencë, që mund ta ndihmojnë ekipin në momente të veçanta.

Patët një “debat” me Liçajn. Çfarë ndodhi?
Unë pashë që nisi një top shumë shpejt dhe mu duk veprim i nxituar, që përballë Flamurtarit mund të na vinte në vështirësi. Gjithsesi Liçaj është një futbollist me shumë eksperiencë, që e njeh mirë kampionatin dhe që ka ardhur në rritje nga java në javë. Edhe sot bëri një ndeshje të mirë dhe është një armë më shumë për skuadrën, në realizimin e objektivave.

Shkurtaj duket i izoluar në sulm…
Është e vërtetë, po e mban vetëm peshën, por ky është grupi dhe këto alternativa kemi. Radoviç dhe Vllado po na ndihmojnë shumë dhe po bëjnë mirë, por është fakt që Shkurtaj duket gjithmonë i vetëm në majë të sulmit. Në merkaton e Janarit do të shohim mundësinë e ndonjë riparimi, për të pasur më shumë alternativa dhe mundësi përshtatjeje në lojë.

A ka probleme me financat në klubin tuaj?
Si në çdo klub, edhe këtu ka probleme, por ne duhet të përqendrohemi të bëjmë punën tonë. Ashtu si edhe sot, ne duhet të bëjmë më të mirën në fushën e lojës, pra punën që dimë të bëjmë, ndërsa pjesa tjetër i takon drejtuesve, që gjithashtu duhet të bëjnë punën e tyre. Por theksoj se probleme të tilla janë gjithandej, jo vetëm te Luftëtari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...