Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mezani: Sot gaboi arbitri, por kemi shumë punë për të bërë

Intervista e trajnerit të Luftëtarit, Gentian Mezani, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, në përfundim të sfidës ndaj Kukësit, të humbur 1-0.

Skuadra u duk e brishtë dhe pak e lodhur…
Unë mendoj që kemi bërë një pjesë të parë të kujdesshme. Pjesa e dytë ka qenë disi më e mirë dhe kemi kërkuar të barazojmë rezultatin. Na është mohuar një penallti. Ishte një ndeshje e cila duhet të shkonte drejt barazimit. Kemi shumë punë përpara, nuk duhet të qajmë penalltinë. Shpresoj që në ndeshjet e tjera, të kemi një gjykim sa më profesional. Arbitri është i ri dhe mund t’i falen këto gjëra. Në këtë gjendje, duhet të jemi profesionist, dhe të vazhdojmë përpara. Skuadra nuk është atje ku unë nuk dua.

Duket sikur lojtarët e kanë mendje diku tjetër, jo në kampionatin shqiptar…
Trajneri nuk mund të ndryshojë skuadrën për dy ditë. Sot pamë një skuadër në pjesën e dytë të mirë. Duhet kohë dhe duhet punë. Nuk kemi kohë dhe duhet të punojmë shumë.

Në pjesën e parë e respektuat shumë ekipin e Kukësit…
Ata kanë kualitetet, duke para që skuadra në këto momente do pikë. U munduam të rezervonim pak edhe forcat, por nuk ia arritëm. Kemi shumë punë, skuadra nuk është aty ku dua unë, pasi i mungon agresiviteti.

Skuadrës i duhet punë, apo edhe përforcime? Cili është objektivi i skuadrës?
Unë mendoj që kam një skuadër me element shumë cilësorë, me çuna që kanë dëshirë. Nuk mundem të them të kundërtën. Kemi shumë dëmtime dhe kjo na rrezikon pak. Kemi shumë çuna të rinj në pankinë. Duhet të më besoni që duhet shumë punë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...