Basketboll

Miami Heat mbyllin llogaritë me Celtics, përballë Lakers në finalen e madhe

Finalja e NBA 2020 do të jetë mes Miami Heat dhe Los Angeles Lakers. Një sfidë virtuale bregdetare, nga Florida në Kaliforni, që do të shohë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat që e kanë merituar plotësisht për gjithçka kanë dhënë në play off. Pas suksesit të LeBron me shokë ndaj Denver Nuggets, Heat mposhtën 125-113 Boston Celtics, duke e mbyllur 4-2 serinë e finales së Lindjes.

Nuk ishte një fitore e lehtë për Heat, që rrezikuan ta çonin në ndeshje e shtatë serinë deri në çerekun e fundit. Dhe do të kishte qenë e padrejtë, sepse ekipi i frymëzuar nga Jimmy Butler ishte në epërsi për pjesën më të madhe të ndeshjes. Skuadra e Miamit imponoi lojën e saj në periodën e parë, që u mbyll 33-27.

Në fund të pjesës së parë, megjithatë, vjen një shpërthim i Celtics, të cilët morën epërsinë 62-60. Loja dhe rezulati ishin të ekuilibruar deri afër mesit e periodës së fundit, më pas gjithçka foli për Heat, që e mbyllën takim me 12 pikë diferencë, 125-113. Performacë e shkëlqyer e Adebayo, i cili realizoi plot 32 pikë dhe kontrolloi 14 topa poshtë koshit për Miamin, ndërsa për Celtics nuk mjaftuan 50 pikë në total të dyshes Brown-Tatum.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency