Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Michael Ngoo firmos me Tiranën, e zyrtarizon klubi

Nuk ka më asnjë dyshim, Micheal Ngoo do të jetë pjesë e Tiranës sezonin e ardhshëm. Klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar firmën me sulmuesin shtatlartë anglez, që nis përvojën e dytë me fanellën bardheblu në Kategorinë Superiore.

Njoftimi i Tiranës:

“Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’iu bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore.”

Mirë se erdhe në familjen tënde Michael!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...