Bundesliga

Michael Zorc: Ja si qëndron e vërteta me Sanchon

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka konfirmuar se është zhvilluar një takim në lidhje me shitjen e mundshme të Jadon Sancho te Manchester United, por adoleshenti nuk kishte “asnjë qëllim” për t’u larguar nga verdhezinjtë. Sancho, 19 vjeç, zhvilloi një sezon mjaft pozitiv me Dortmundin në Bundesligë, teksa shënoi 12 gola dhe siguroi 14 asistime. Kjo ecuri bëri që emri i tij të përmendej në medie, si i kërkuar nga klube të mëdha në Europë.

“Tani është një temë e nxehtë interesimi i Manchester United për Sanchon. Është e vërtetë, e kemi zhvilluar një takim. Manchester United ftoi konsulentin. por, sipas asaj që unë di, këshilltari i tha klubit që, pa marrë parasysh sa para ata ofrojnë, ne nuk do ta lëmë të shkojë këtë verë. Edhe lojtari nuk kishte ndërmend ta ndërmerrte këtë hap këtë verë. “

Sancho e nisi me vrull sezonin e ri 2019-20. Në tri ndeshje të Bundesligës këtë sezon ai ka shënuar dy herë dhe ka siguruar tre asistime. Në fitoren 5-3 ndaj Kosovës në kualifikueset e Euro 2020, talenti anglez realizoi dygolësh.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency