BKT Superliga

Mici “rritet në detyrë” te Prishtina, pason mesfushorin e ardhur te Vllaznia

Me Lorik Boshnjakun e transferuar te Vllaznia gjatë verës, Prishtina ia ka besuar Gledi Micit shiritin e kapitenit, duke vlerësuar jo pak mbrojtësin e djathtë shqiptar, i cili luan me klubin kryeqytetas që prej verës së 2020-ës.

Duke përmendur emrat e skuadrave ku ka luajtur më herët, Prishtina e përshkruan Micin si një futbollist me karakter të fortë dhe eksperiencë të madhe, teksa vetë mbrojtësi nuk e fsheh faktin se ndihet i privilegjuar që iu besua shiriti.

̈̈ – Të jesh kapiten i Prishtinës është përgjegjësi e madhe pasi që Prishtina është emër me shumë peshë. Do të mundohem që me punë dhe profesionalizëm ta justifikoj këtë detyrë.

̈ “” – Tifozëve iu premtojmë që do të jemi ekip ndryshe në këtë vit. Të gjithë lojtarëve na takon ta japim energjinë e fundit në fushë dhe ta rikthejmë Prishtinën aty ku i takon.

– Cilësitë dhe arritjet e trajnerit dihen. Mentaliteti dhe besimi i tij do të na ndihmojnë edhe neve si lojtar që ta japim më të mirën. Me shumë punë dhe besim do të jetë edicion i mirë për të gjithë.

Kujtojmë që në fund të sezonit, Mici ishte shumë pranë rikthimit në Superiore, ku arriti edhe një akord paraprak me Partizanin, por Prishtina u organizua në kohë dhe i shleu detyrimin, duke e mbajtur sërish te bardheblutë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency