Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Mick Schumacher gati të debutojë me Ferrarin SF90

13 vite pas garës së fundit të Michael Schumacherit me makinën Ferrari, djali i tij, Mick do të ulet në njëvendëshen e”kokëkuqes” SF90 më datën 2 Prill, për ty realizuar testet në pistën e Bahreinit.

I përfshirë në Ferrari Driver Academy vetëm këtë verë, 20-vjeçari është gati të bëjë debutimin me makinën me të cilën babai i tij ka bërë historinë e Formulës 1.

Vetëm pak ditë para 2 Prillit, Mick do të debutojë në Formulën 2 në Bahrein, ndërsa më 2 Prill do të drejtojë makinën bashkëkohore të Ferrarit.

Që kur iu bashkua skuadrës italiane, Mick Schumacher nuk ka drejtuar asnjëherë makinën bashkëkohore SF90, ndërsa vetëm ka provuar një Beneton të 1994-ës, të cilën e ka pas përdorur babai i tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...