Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mihajloviç gati t’i marrë vendin Inzaghit për herë të dytë

Sinisa Mihajloviç duket se do të jetë pasuesi i Philippo Inzaghit në pankinën e Bolognës, pasi siç raportojnë mediat italiane, tekniku serb ka mbërritur tashmë në qytet.

Gjatë orë ve në vijim pritet të mblidhen edhe presidenti Saputo bashkë me drejtuesit e skuadrës, për të firmosur shkarkimin e ish sulmuesit të Milanit, pasi vendimi është marrë që pas humbjes së kuqebluve përballë Frosinones me rezultatin e thellë 0-4.

Philippo Inzaghi ka marrë drejtimin e Bolognës këtë verë, por në 21 ndeshje në krye të skuadrës emiliane, ka regjistruar vetëm dy fitore dhe ndodhet në vendin e 18, pozicion që të çon një kategori më poshtë.

Pikërisht për të shmangur rënien e skuadrës në Serinë B, do t’i besohet trajnerit serb, kontrata e të cilit do të jetë 6-mujore, por që do të rinovohet automatikisht edhe për dy vite, nëse Bologna ia del të qëndrojë në Serinë A.

Vlen të theksohet se nuk është hera e parë që Mihajloviç merr vendin e Philippo Inzaghit, pasi diçka e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2016, kur tekniku serb mori vendin e SuperPippos në stolin e Milanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...