Serie A

Mihajloviç: Me Ibrën për pak jemi rrahur, nesër shpresoj t’i vijë keq për një të sëmurë

Bologna do të udhëtojë nesër drejt Milanos për t’u përballur me kuqezinjtë e Stefano Piloit, të cilët të udhëhequr nga një Zlatan Ibrahimoviç i rilindur, po kalojnë një moment mjaft të mirë në kampionat.

Trajneri i emilianëve, Szinisa Mihajloviç, i cili gjatë vjeshtës së kaluar u angazhua personalisht për të sjellë Ibrën në “Dall’Ara”, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ndër të tjera deklaroi se shpreson që gjiganti suedez të mos jetë në formë të mirë.

“Kur ishte te Juventusi, për pak sa nuk u zumë me grushte, por më pas te Interi u bëmë miq, pasi ai është sllav si unë. Kërkuam ta marrim te Bologna, por nuk ia dolëm dhe tani nuk e di ku do të vijojë karrierën. Miqësia jonë jam i sigurt që do të vijojë për shumë vite, por shpresoj që nesër t’i vijë keq për një të sëmurë të mjerë si unë dhe të mos tregohet shumë i keq në fushën e lojës”, deklaroi trajneri serb.

Bologna provoi të sigurojë një vend në Europa League për sezonin e ardhshëm, por kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi, objektivi duket i pamundur për t’u realizuar, ndërsa Mihajloviç analizon edhe atë çfarë nuk shkoi me skuadrën e tij.

“Kemi bërë ndeshje të mira, por kemi pasur edhe të tjera ku nuk kemi shfaqur agresivitetin e duhur në fushë. Jam shumë i lumtur për golat e Barrow, por ai nuk është një sulmues pykë dhe na ka munguar shumë Santander, që shpesh ka mbetur i dëmtuar. Nuk mund të them asgjë për merkaton, pasi në fund të sezonit do të bëjmë analizën me shoqërinë”, tha Mihajloviç.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency