Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mihajloviç shpërthen pas humbjes në derbi, akuza ndaj arbitrit dhe mediave

Të dielën Bologna befasoi Interin në “San Siro”, pasi ndonëse ishte me një lojtar më pak në fushë, arriti të përmbysë avantazhin minimal të zikaltërve dhe të fitojë me rezultatin 1-2, duke marrë një tre pikësh mjaft të vlefshëm.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme kuqeblutë nuk arritën t’i japin vazhdimësi paraqitjes së mirë të bërë në Milano, pasi humbën derbin emilian me Sassuolon me shifrat 1-2, në stadiumin “Dall’Ara”.

I papërmbajtshëm u shfaq në konferencën për shtyp trajneri serb i Bolognës, Sinisa Mihajlovic, i cili në minutën e 82-të nuk i kurseu sharjet për arbitrin dhe u ndëshkua me karton të kuq.

“Jemi skuadra më e ndëshkuar me kartonë të verdhë, duket sikur kemi 11 vrasës në fushë. Më vjen shumë keq për trajtimin që na bëjnë arbitrat, pasi përfitojnë nga fakti që kemi lojtarë të rinj. Një me eksperiencë nuk ndëshkohet lehtë, ndërsa tanët marrin të verdhë për çdo faull. Më ishin “çarë t…t”, ndaj e shava arbitrin dhe u ndëshkova me të drejtë me karton të kuq”, deklaroi serbi në konferencën për shtyp.

Por si të mos mjaftohej me kaq, Mihajlovic nuk i kurseu kritikat as për drejtuesin e emisionit sportiv në Sky Sport, Fabio Caressa, këtë herë duke sjellë ndërmend komentet e bëra pas ndeshjes së fituar me Interin.

“Pashë emisionin tuaj të dielën në mbrëmje dhe për më tepër se 30 minuta nuk i dhatë asnjë meritë Bolognës për fitoren në “San Siro”. Dukej sikur ishit Inter TV dhe flisnit vetëm si e humbi Interi ndeshjen. Kjo gjë ndodhi në të gjithë mediat dhe ishte skandaloze” tha trajneri serb.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...