Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mijëra argjentinas i japin lamtumirën e fundit Maradonës (Video & Foto)

Mijëra qytetarë argjentinas iu bashkuan homazheve për ndarjen nga jeta të legjendës Diego Armando Maradona. Mesditën e kësaj të enjteje, arkivoli i ikonës së futbollit u vendos në “Casa Rosada”, pallati presidencial i Buenos Aires-it dhe për orë të tëra adhuruesit e tij e vizituan për herë të fundit, përpara se Maradona t’i drejtohej banesës së fundit.

Disa në lot, disa me brohorima apo britma hidhërimi, e të tjerë i kaluan pranë në heshtje duke i hedhur lule për herë të fundit legjendës së futbollit argjentinas e botëror, Diego Armando Maradona.

“El Pibe D’Oro” u nda nga jeta mesditën e djeshme, pas një ataku kardiak në vilën e tij në periferi të Buenos Airesit, ndërsa edhe mbërritja e të paktën 6 ambulancave për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore, nuk mjaftoi për ta mbajtur në jetë.

Maradona festoi ditë lindjen e 60 më 30 tetor dhe vetëm pak ditë më vonë iu nënshtrua një operacioni në tru, për shkak të një mpiksjeje gjaku, ndërsa së fundi ishte duke u rikuperuar në vilën e tij, ku edhe dha shpirt.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...