Champions League

Mikpritja daneze, dendin me birra falas tifozët kundërshtarë (video)

Ndeshja Copenhagen – Sevilla, që i përket Grupit G të Championsit, u mbyll 0-0. Skuadrat, që mbyllin klasifikimin, morën pikën e parë në këtë fazë të kompeticionit. Ata pak tifozë të skuadrës andaluze, që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit danez, mbetën disi të zhgënjyer nga rezultati, por u larguar të buzëqeshur nga “Parken Stadion”. Klubi vendës vendosi t’u shpërndajë birra falas në fund të takimit, duke i falënderuar që kishin udhëtuar mijëra kilometra për të vizituar kryeqytetin e Danimarkës.

Videoja e festës së birrës në përfundim të takimit, e shpërndarë nga klubi danez në rrjetet sociale, është riprodhuar në mediet anembanë botës.

“Salud Sevilla. Faleminderit që udhëtuat për në Kopenhagë”, është mesazhi mbi videon e publikuar.

Në pamjet e publikuara shfaqen disa punonjës të klubit të Kopenhagës që zbresin shkallët për të dhuruar disa litra birrë tifozët të Sevillas, që duket të befasuar dhe mirënjohës ndaj mikpritjes daneze. Ndoshta prisnin një rezultat më të mirë, por largohet me përshtypjet më të mira për danezët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency