Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Miku i Piquesë: Gerard ka tradhtuar Shakirën? Prisni, jeta ka nunca!

Tërheqja e papritur e Gerard Piquésë i habiti të gjithë. Zakonisht, nuk ndodh që një futbollist të varë këpucët në gozhdë në mes të sezonit, por rasti i qendërmbrojtësit të Barcelonës është i veçan-të dhe arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi janë të shumta dhe jo thjesht sportive. Sigurisht që ndikim ka pasur edhe ndarja e papritur nga këngëtarja e famshme Shakira, me të cilën ka qenë i lidhur prej 12 vjetësh dhe ka dy djem. Pique është parë si “i keqi” dhe kësaj marrëdhënieeje të dështuar, madje është cilësuar edhe si “tradhtar”. Mirëpo një mik i futbollistit i ka dalë në mbrojtje, duke aluduar se ka qenë partnerja e tij ajo që e ka tradhtuar.

Bëhet fjalë për gazetarin Jordi Basté, i cili ruan një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Në një prononcim për “El Nacionat.cat”, është shprehur: “Gerard Pique nuk ka folur për ndarjen e tij nga Shakira. Në tre muaj ai ka pranuar të jetë i keqi i filmit dhe derisa të mësojmë  të gjitha detajet, nuk mund të flasim. Sepse në jetë gjithçka ka nuanca. Dhe disa do të jenë surprizë”, – ka rrëfyer ai.

Nuk e dimë saktësisht se cilat janë ato nuanca që mund të befasojnë, por Baste jep disa indikacione: “Ndoshta është e kundërta e asaj që është shpjeguar, veçanërisht ajo që i referohet jetës së tij personale”.

A mund të ketë qenë Shakira jobesnike ndaj Piquésë dhe kjo është arsyeja pse ai thotë se historia është treguar mbrapsht? Apo i referohet vendimit të kolumbianes për t’u larguar nga Spanja dhe të shkojë në Miami pa folur me Piquénë?

Gazetarja ka hapur “Kutinë e Pandorës” dhe mund të ketë shumë informacione të reja në ditët në vijim. Ndërkohë Pique do të ketë më shumë kohë për t’u fokusuar më shumë në kompanitë dhe bizneset e tij pas daljes në pension.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...