Serie A

Milan fillon spastrimet, zv/ kapitenët me valixhe në duar

Në pritje të verdiktit final të UEFA-s, drejtuesit e Milanit nuk kanë filluar ende të merren me merkaton në hyrje. Fassone dhe Mirabelli janë fokusuar në spastrimin e organikës, nga ata lojtarë që konsiderohen të panevojshëm nga Gattuso dhe që mund të sjellin para në arkat e kuqezinjve.

Kështu në krye të listës së të panevojshmëve kanë përfunduar dy zv/ kapitenët, Riccardo Montolivo dhe Ignazio Abate, por edhe i riu Manuel Locatelli. Për Montolivon ka një interes të theksuar nga Verder Bremen, drejtuesit e të cilës pritet të mbërrijnë në filim të javës në Milano, për të negociuar transferimin e tij.

Gjermanët synojnë që me Montolivon të zëvendësojnë mesfushorin Delaney, që do t’i bashkohet Borussias së Dortmundit, për sezonin e ardhshëm. Sa i përket Abates, interes për të kanë shprehur anglezët e Wolverhampton, skuadër e sapongjitur në Premier League dhe që kërkon të përforcohet për të mos u kthyer sërish andej nga erdhi.

Gjithsesi, pikëpyetja e vetme e kuqezinjve është rikthimi i Andrea Contit, pasi nëse ky i fundit nuk rikuperohet brenda shtatorit, Gattuso do të mbetet vetëm me Calabrian në të djathtë.

Sa i përket Locatellit, djaloshi pëlqehet shumë nga Stefano Pioli, që e kërkon me ngulm te Fiorentina. Drejtuesit e Milanit presin ndërkohë verdiktin final të UEFA-s, për të përfshirë më pas Locatellin në një marrëveshje që do të sillte në “San Siro”, mesfushorin Veretout.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top