Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milan gjen mbrojtësin e së ardhmes, “blindon” edhe Theo Hernandez

Milan siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas fitores 3-0 kundër Lazios. Oliver Giroud realizoi një tjetër dygolësh, teksa kuqezinjtë e Piolit do të përballen me Interin për një biletë të finalen e madhe.

Këto ditë kanë qenë tepër impenjative për drejtuesit e Milanit. Dyshja Maldini-Massara nuk kanë hequr dorë nga Sven Botman, objektivi kryesor për mbrojtjen. 22-vjeçari holandez po shkëlqen me Lille, që bllokoi largimin e tij në merkaton e janarit.

Botman refuzoi ofertën e Newcastle dhe po pret zbarkimin në Serie A. Agjenti i tij, Nikkie Bruinenberg ndoqi fitoren me Lazion në “San Siro” dhe është takuar me drejtuesit e “Djallit”.

Akordi është afër, teksa tani duhet bindur Lille, që nuk pranoi 40 milionë eurot e “Qymyrxhinjve” në janar. Gjithsesi, raportet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe e ardhmja e Botman është gjithnjë e më afër Milanit.

Ndërkohë, Milani ka arritur marrëveshjen e rinovimit me Theo Hernandez. Një nga yjet e skuadrës së Piolit, i cili këtë sezon ka provuar të mbajë edhe shiritin e kapitenit, do të rinovojë deri në 2026, teksa do të përfitojë një pagë sezonale: 4.5 milionë euro + bonuse.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...