Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi udhëton në Verona, Juventusi pret Romën në mbrëmje

Kampionati italian do të vijë sot me të gjitha sfidat e vlefshme për javën e 17 të tij, teksa gjithçka startoi me Lazio-Cagliari në orën 12:30, për t’u mbyllur në mbrëmje me kryesfidën Juventus-Roma.

Kështu në orën 18:00 do të vijnë dy sfida të tjera, përballja e “Bentegodit” mes Chievos dhe Interit, por edhe takimi mes Parmës dhe Bolognas në stadiumin “Tardini” të emilianëve.

Pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve, zikaltrit e Spallettit tashmë janë të përqendruar vetëm në kampionat, ku do të kërkojnë të bëjnë sa më mirë dhe të blindojnë sa më shpejt pozitat në zonën Champions të renditjes.

“Qershia mbi tortë” për javën e 17 do të vijë në mbrëmje, ku në stadiumin “Allianz Stadium” të Torinos, Juventusi do të presë Romën, në një sfidë që premton spektakël dhe rivalitet.

Bardhezinjtë kanë dëshmuar se janë një makineri perfekte në kampionat, në këtë gjysmë të parë të sezonit, pasi në 16 takime kanë fituar 145 dhe kanë barazuar një, duke mos e njohur ende shijen e humbjes.

Nga ana tjetër Roma vjen pas një momenti aspak të mirë dhe ka nevojë për pikë, për të mos humbur pretendimet për një vend në zonën Champions të vitit të ardhshëm.

Verdhekuqtë do të kërkojnë të ndalin Juventusin për të marrë një 3-pikësh shprese në synimet e tyre, por edhe për t’i bërë një nder kampionatit, që duket gjithnjë e më shumë nën dominimin bardhezi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...