Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milan i ri por me halle të vjetra

Milanit i rikthehen hijet e së shkuarës. Entuziasmi i milionave të shpenzuara në merkato me transferime futbollistësh cilësorë u shoqërua edhe me një premtim nga drejtuesit e klubit, Milani do të rikthehet në ditët e veta më të mira. Gëzimi ishte i madh sepse u duk se për “Djallin” u mbyll një kapitull e do të hapej një tjetër. Mes tyre pati dhe nga që ishin skeptik për Milanin e ri qofshin këta  mbështetës ose jo të kuqezinjve, se merkato voluminoze nuk do sillte diçka ndryshe.  Pavarësisht kësaj, fillimi ishte ai që pritej, suksesi në turet e para të  Europa League edhe pse përballë tyre u vendosën  kundërshtarë lehtësisht të kalueshëm, përcolli një lloj euforie në radhët e “Djallit” se ky sezon i ri nuk do të kishte aspak lidhje me të kaluarën dhe se skuadra do ti rikthehej lavdisë e se do të ishte një rival i denjë në garën për titull kampion. Nga entuziasmi i fillim sezonit, tani më tek kriza e rezultateve.

Tingellon si një ëndërr e hidhur ku në harkun kohor të tre muajve nga një San Siro e tej mbushur me 65 mijë spektatorë të pranishëm në shkallët e stadiumit në sfidën ndaj Craiova e deri tek vërshëllimat e 20 mijë spektatorëve në takimin ndaj Aek-ut. Trendi gjithnjë e një zbritje ka bërë që situata të tensionohet disi, me javët që kalojnë me kundërshtarët që kanë nisur shkëputjen. Është ende hërët dhe ndoshta nuk mund të flitet për fajtorë, por sigurisht që përgjëgjësi në lidhje me gjëndjen që po kalon ekipi kanë pak a shumë një pjesë e mirë skuadrës, duke filluar që nga timonieri i Milanit, Vincenzo Montella, i cili e pranon se mungesa e rezultateve mund të ketë pasoja për të. Në skenë është shfaqur emri  i një ishi, atij të  Carlo Ancellotit si pasues i Montellës. Në bankën e të akuzuarave është vendosur dhe Leonardo Bonucci. Nuk janë të pakta gabimet e tij në repartin e prapavijës. Shumë larg Bonuccit pjesë e Juventusit në sezonin e kaluar  dhe shumë pranë Bonuccit në ditët e tij të para tek bardhezinjtë, ku gafat ishin të shumta. Objektiviat e Milanit në fillim të sezonit ishin të siguronte një biletë për në Champions League e më pas në bazë të rezultateve pse jo të tentohej dhe titulli. Sot dëshira e kuqezinjve edhe pse jemi në mesin e tetorit duket një mision thuajse i  pamundur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...