Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milan-Inter, tjetër përplasje në distancë

Në pritje të 4 Prillit, kur do të luhet derbi në fushë ne lojës, drejtuesit e Milanit dhe Interit vijojnë përplasjet në distancë. Kështu pas debatit mbi datë e zhvillimit të derbit, që u shty për shkak të vdekjes së Astorit, një tjetër çështje është bërë mollë sherri mes dy skuadrave.

Bëhet fjalë për rimbursimin e biletës së tifozëve, të cilët paguan për të parë ndeshjen më 4 Mars, por që nuk munden të shikojnë në stadium më 4 Prill.

Drejtuesit e Milanit kanë vendosur të mos rimbursojnë tifozët, por t’i kompemnsojnë me një kupon, që u jep mundësi atyre, të ndjekin një tjetër ndeshje të kuqezinjve, deri në fund të këtij sezoni.

Kjo ka sjellë reagime të shumta të tifozëve kuqezinj, të cilët janë ankuar në rrjetet sociale se kanë paguar për derbin dhe nuk mund t’ju kompensohet me një ndeshje çfarëdo.

Së fundi ka reaguar zyrtarisht edhe klubi zikaltër, duke theksuar se pret që Milani të bëjë kompensimin të paktën për tifozët e Interit, të cilëve nuk mund t’u ofrohet kompensim për të parë një tjetër ndeshje të kuqezinjve.

“Ne nuk mund t’u ofrojmë tifozëve tanë kupona për të parë ndeshjet e Milanit, pasi ata vijnë në stadium për Interin. Presim një tjetër vendim nga Milani për këtë çështje”, thuhej në komunikatën e klubit të Interit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...