Merkato

Milan-Inter, derbi edhe në merkato për Biraghin

Derbi në merkato mes Interit dhe Milanit. Dy gjigandët e Milanos përplasen këtë herë edhe sa u përket edhe përforcimeve që kanë piketuar për të ardhmen. Njëri prej tyre është pikërisht Cristiano Biraghi i Fiorentinës, të cilin kuqezinjtë e kanë kërkuar edhe gjatë merkatos së verës. Sa u takon zikaltërve, ekipi i drejtuar nga Spalletti ka shfaqur interes për lojtarin gjatë këtyre javëve, por lëvizjen për të mund ta bëjnë në fund të sezonit edhe për faktin se trajneri Pioli nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e 26-vjeçarit. Duke parë situatën e krijuar, për mbrojtësin parashikohet një luftë e zjarrtë në merkato mes Milanit dhe Interit.

 

To Top