Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milan, izolimi u ‘zhduk’ buzëqeshjen futbollistëve

Milani startoi dje periudhën e grumbullimit në Milanello, që do të zgjasë minimalisht deri ditën e shtunë, në prag të ndeshjes me Atalantën. Momenti aspak pozitiv që po kalojnë kuqezinjtë, e ka bindur Gattuson dhe drejtuesit e klubit se kjo është mënyra e vetme për të bashkuar grupin dhe për të rritur përqendrimin te futbollistët.

Sot dhe nesër, trajneri Gattuso ka planifikuar nga 2 seanca stërvitore, pasi synon përmirësimin e gjendjes fizike të futbollistëve, por edhe harmonizimin e lëvizjeve në fushë. Ajo që raportohet nga seanca e paradites së sotme, është se futbollistëve u është zhdukur buzëqeshja, ndoshta edhe nga fakti se nuk e kanë marrë shumë me qejf izolimin.

Gjithsesi, stërvitja ka qenë shumë intensive dhe të gjithë janë parë të përqendruar te këshillat e stafit teknik. Drejtori Sportiv i kuqezinjve, Marco Fassone e ka cilësuar si të domosdoshëm këtë hap, pasi sipas tij futbollistët duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se përfaqësojnë Milanin.

Futbollistët presin që izolimi të përfundojë të shtunën në mbrëmje, pas sfidës me Atalantën, por nuk përjashtohet mundësia, që në rast të ndonjë rezultati negative, grumbullimi të vijojë deri në vigjilje të derbit me Interin, të vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...