Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milan konfirmon Montellën, por mendohet rikthimi i Allegrit

Ka vazhdimësi besimi tek Montella edhe pas humbjes në derbi që mendohej si një stacion deçiziv për qëndrimin ose largimin e teknikut në stolin kuqezi. Gjithsesi, ky besim duket të shoqerohet edhe me një datë skadence, sepse ashtu sic raporton e përditshmja “La Repubblica”  klubi kuqezi synon për një emër të madh për stolin e në këtë kuadër Conte mbetet një alterntivë e lakmuar ashtu si dhe Ancelotti. Nuk përjashtohet as mundësia e një rikthimi të një emri të madh siç është ai Maximilliano Allegrit.

E ardhmja e Montellës sigurisht që lidhet edhe me rezultatet, me teknikun që duhet ende t’i japë formë skuadrës pas blerjeve të verës, por është mungesa e ideve taktike dhe mos shfrytëzimi i duhur i kualiteteve që ka struktura e Milanit, që mund të rezultojnë fatale për të.  Objektivi  Champions tashmë është një detyrim. Kjo përkthehet në një arsye të bazuar për Fasonnen dhe Mirabellin që të marrin në shqyrtim profile e alternativa të reja që mund të ulen në stol, edhe pse lajmi është përgënjeshtruar nga vetë klubi.

Carlo Ancelotti është një emër i bujshëm që rikthehet në treg pas eksperiencës bavareze dhe pse pritet që interesimi për të të vijë edhe nga Kina ose sërish nga Premier League angleze. Pikërisht në Angli është edhe një alternativë tjetër e mundshme për Milanin, ajo e Antonio Contes që do të ishte njeriu ideal për t’i besuar rikonstruktimin e ekipit. Në lojë për të bindur Conten do të vihej një pagë e konsiderueshme dhe një projekt teknik bindës. Sidoqoftë mbetet për t’u vlerësuar vullneti i tij për vazhdimësinë tek Chelsea.

Hipoteza e fundit është njëherazi sa sharmante aq edhe rrezikshme, ajo lakon pikërisht si kandidat Maximilliano Allegrin. Edhe në këtë rast kryefjalë do të ishte bollëku, në terma financiare. Flasim për profesioninstë dhe serioziteti i Allegrit nuk mund të vihet në diskutim. Gjithsesi, këto janë lëvizje që duhet të analizohen me kujdes nga drejtuesit e shoqërisë, jo vetëm në aspeketin ekonomik, ku për teknikun toskan do të flitej për një shifër që i superon 10 milionë euro. Sidoqoftë, për momentin të gjitha këto mbeten thjesht spekulime dhe hipoteza merkatoje, sepse aktualisht dëshira është që të paktën Montella të mund të lehtësojë situatën duke treguar rendiment, çka do të bënte të zhdukeshin përkohësisht hijet e fantazmat që shoqërojnë tashmë stolin e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...