Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milan kthen sytë nga futbollisti polivalent i Celtic, fikson takimin me skocezët

Milan kthen sytë edhe një herë tjetër te Kristoffer Ajer, të cilin e sheh si përforcimin ideal për qendrën e mbrojtjes. Norvegjezi ka shkëlqyer me Celtic dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 15-20 milionë euro.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit do të kenë një takim javën e ardhshme me skocezët, ku pritet të arrihet edhe në një marrëveshje. Oferta e kuqezinjve pritet të jetë huazim me të drejtë blerjeje, që mund të kthehet në detyrim në rast se Ajer arrin një numër të caktuar ndeshjes si titullar gjatë sezonit.

22-vjeçari mund të luajë edhe përpara mbrojtjes, por edhe në krahun e djathtë, pozicion që e ka bërë disa herë te Celtic, ndaj Maldini është i bindur se me norvegjezin, mund t’i dhurojë trajnerit Pioli një futbollist “xholi”.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...