Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Milan-Lazio me llogari të hapura, “zjarr” në “San Siro” për finalen

Në orën 20:45, në “San Siro”, do të luhet akti i dytë gjysmëfinal i Kupës së Italisë mes Milanit dhe Lazios, që në përplasjen e parë në “Olimpico” u ndanë në barazim 0-0. Për të dytin vit radhazi, shorti i vendos këto dy skuadra përballë njëra-tjetrës në këtë fazë të këtij kompeticioni. Një vit më parë në finale u kualifikua Milani, pas goditjes së penalltive, pasi të dyja ndeshjet përfunduan në barazim pa gola.

Me Juventusit tashmë jashtë kompeticionit, fituesi I këtij çifti konsiderohet favorit për ta ngritur lart trofeun, ndaj dhe dëshira për të arritur finalen është e madhe në të dy kampet.

Në fakt, fatet e kuqezinjve dhe bardhekaltërve ndërthyren edhe në kampionatit, ku ka një garë të fortë për zonën Champions.

Ekipi i Inzaghit vjen në këtë sfidë pas disfatës së papritur ndaj kundër CHievos, matematikisht e rënë në Serinë B, ndërsa kuqezinjtë barazuna 1-1 ndaj Parmës.

Statistikat e përplasjeve direkte favorizojnë “Djallin”, që në 6 takimet e fundit mes kampionatit dhe Kupës nuk njeh humbje, duke marrë 5 barazime dhe një fitore. Janë ende të freskëta pamjet e përplasjes mes dy kampeve në takimin e fundit, të cilin milani e fitoi minimalisht me 11-metërsh.

Është gjithashtu interesant fakti që në Milan-Lazio, në vitet e fundit nuk shënohen gola, madje në 5 takimet e fundit është shënuar 3 herë barazimi 0-0, në një rast skuadrat kanë barazuar 1-1 dhe në takimin e 13 majit “Djallit” i mjaftoi goli i Kessie-t me penallti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...