Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Milan, Montella: Ndaj Craiova vëmendje maksimale

Milan play-offi i Europa League objektiv i arritshëm. Kuqezinjtë arritën të fitonin takimin e parë të Europa League, kundër modestëve të Craiovas, me rezultatin minimal 1-0. Sigurisht që në ndeshjen e kthimit, misioni është sërish i njëjtë të fitojë dhe të sigurojë fazën play-off. Suksesi i arritur ofron një lloj garancie për Milanin, por tekniku i tyre Vicenzo Montella, kërkon përgjegjshmëri maksimale nga të gjithë futbollistët dhe të bëjnë kujdes në mënyrën se si ata do ta menaxhojnë lojën. Pas nje periudhe të gjatë në agoni, me një stadium gjysëm të zbrazur,  San Siro do të jetë i  tejmbushur për këtë përballje falë transferimeve të kryera të cilët mbështetësit kuqezinj mezi presin momentin për t’i parë nga afër dhe sigurisht me dëshirën për të mos u përballur me ndonjë surprizë të pakëndshme. Për teknikun Montella pjesëmarrja masive e tifozëve në stadium është dicka e bukur dhe i shton skuadrës akoma edhe më shumë peshën e të zhvilluarit një ndeshje perfekte.

“Pres përmirësime në pjesën e mbajtjes së topit, përgjatë 90 minutave. Një gjë të tillë arritëm ta realizonin edhe në ndeshjen e parë,por jo në një  nivel të kënaqshëm. “San Siro” plotë? Është një emocion i vecantë dhe një përgjegjësi e madhe për ne. Tifozët po na tregojnë mbështetjen e tyre dhe ky fakt meriton shpërblim nga ana jonë. Nuk do t’i zhgënjejmë.”

Më tej Montella bëri dhe disa komente në lidhje me portierin Gianluiggi Donnarumma, cështjen se cili prej futbollistëve do të mbajë shiritin e kapitenit dhe për mundësinë e aktivizimit të Andre Silva.

“Donnarumma ka kaluar një verë me intensitet të lartë, por e shoh disi më të maturuar. Shpresoj që tifozët ndaj tij të kenë të njëjtën sjellje si ajo e sezonit të kaluar, sepse e meriton një gjë të tillë. Përsa i përket cështjes së shiritit të kapitenit ndaj Craiovas do të jetë Zapata ai që do ta mbajë, ndërsa një vendim përfundimtarë ende nuk e kam marrë. Në mendjen time Andre Silva do të jetë titullarë. Ka arritur të përshtet shumë mirë me pjesën tjetër të grupit.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...