Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Milan, Montella: Nuk e njoh Shkëndijën

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella e ndoqi nëpërmjet televizorit shortin e fazës “play off” të Europa League, ku gjigandët italianë do të kenë si kundërshtarë Shkëndijën e Tetovës. Drejtuesi i stolit ishte në shoqërinë e drejtorit sportiv, Mirabelli, menaxherit të klubit, Abbiati dhe blerjes më të bujshme të verës, mbrojtësit Leonardo Bonuçi.

Menjëherë pasi shorti vendosi që Milani do të përballet me skuadrën shqiptare të Maqedonisë, befasia nuk mungoi. Siç e treguan pamjet e publikuara nga faqja zyrtare e “Djallit”, në “Milanello” mungonte informacioni për ekipin tetovar. Përgjegjësi i Milanit për komunikimin nisi menjëherë kërkimin në për kundërshtarët, duke evidentuar menjëherë se bëhej fjalë për një derbi kuqezi. Fakti që nuk e njeh kundërshtarin u pranua edhe nga trajneri Montella.

“Përveç kuriozitetit rreth kundërshtarit të radhës, ishte e bukur dhe argëtuese që të ndiqnim shortin. Me pjesëmarrjen në kupat e Europës kemi kthyer një zakon, i cili ka qenë gjithmonë traditë e Milanit. Sinqerisht nuk i njoh kundërshtarët e Shkëndijës, megjithatë do të kemi kohë për ti studiuar dhe për të kuptuar logjistikën.”

Nga video tregohej se diskutimet lidheshin me organizimin e udhëtimit dhe qëndrimit në trasfertë. Por situata ndryshoi. Duke qenë se Shkëndija dhe Vardari luajnë në “play off”, UEFA vendosi që tetovarët ta luajnë ndeshjen e parë, më 17 Gusht në “San Siro”. Aty Milani do ta njohë Shkëndijën në fushë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...