Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milan, Montella pranon kritikat

Vincenzo Montella mbetet optimist pavarësisht problemeve me të cilat përballet Milani i tij.

“Humbja ndaj Romës ishte e pamerituar dhe është një plagë të cilën do të tentojmë ta shërojmë shpejt duke insistuar tek puna dhe duke qënë të motivuar për të arritur rezultate më të mira. Rruga për ne është kthyer në një malore por edhe kjo është normale sepse duhet kohë edhe pse në mënyrë kontradiktore jemi vet ne të parët që besojmë se koha nuk premton.”

Sa i takon kritikave që vërshojnë drejt tij, Monetlla nuk duket i shqetësuar as tani që ato janë shtuar pas rezultateve të fundit negative:

“Mendoj se këto kritika qëndrojnë, janë të bazuara duke qënë se pritshmëritë ishin shumë të larta. Por ne e njohim realitetin në të gjitha dimesionet e tij. Rrugëtimi ynë duhet të ketë si finale rritjen tonë dhe arritjen e objektivit për të qënë ndër katër skuadrat e para të klasifikimit. Distancë që nuk është aq e madhe. Këtë punë e bëj tashmë prej disa vitesh dhe i njoh shumë mirë risqet që ai mbart. Duke trajnuar një skuadër si Milani risku është gjithnmonë shumë më i madh sikundër edhe spekulimet, kritikat apo thashethemet. Nga ana tjetër pozitive tek ky profesion është se të duhet menjëherë të përgatitesh për ndeshjen e rradhës dhe shpresa është bashkëudhëtare e jotja. Idetë i kam të qarta, objektivi tashmë projekton një sukses në Derby.”

Edhe pse presioni është i madh nga ana mediatike, trajneri kërkon që të mos kushtezohen aq sa si pasojë ekipi i tij të bllokohet fare. Por edhe pse Montella nuk dorëzohet është pikërisht Derby me Interin ku ai shpreson, që mund të rrezikojë e trondisë pozitat e 43 vjecarit në stolin e kuqezinjve në rast të një rezultati negativ.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...