Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milan-Napoli, barazim “i thatë” në “San Siro”, Hysaj sërish në stol

Milani dhe Napoli ndanë nga një pikë në “San Siro”, kur nuk u arrit të shënohej qoftë një gol në portat respkektive, edhe pse rastet në të dy kahët nuk munguan. Një rezultat që favorizon Juventusin kryesues (mund ta thellojë diferencën me Napolin ndjekës nëse fiton me Lazion), apo Romën e Lazion, respektivisht me 33 dhe 32 pikë, me dy ekipet kryeqytetase që shpresojnë të jetë mes katër më të mirave të Serisë A në fund të sezonit.

As debutimi i blerjes më të re të Milanit, polakut Piatek, në vend të Cutrones në minutën e 71-të nuk e ndryshoi rezultatin fillestar të këtij takimi, ndërsa në radhët e Napolit Elseid Hysaj vuajti sërish në stol për zgjedhje teknike të Carlo Ancelottit, që nuk e konsideron më shqiptarin titullar.

Në minutat shtesë Fabian Ruiz u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por nuk kishte më kohë për Milanin për të shfrytëzuar superioritetin numerik.

Për Milani spikati me pritjet e tij portieri Donnarumma, ndërsa Ospina në një moment u tregua në lartësinë e detyrës pas goditjes së Musacchios. Përfundimisht 0-0 në “San Siro”, takim që nuk kënaqi asnjërën skuadër dhe as të pranishmit në stadium.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...