Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Milan-Napoli “pushton” muajin prill, tre herë brenda 16 ditëve

Milan-Napoli
Milan-Napoli

Milan-Napoli është çerekfinalja e tëra italiane e Ligës së Kampionëve. Dy skuadrat do të përballen për të avancuar më tej, megjithatë prilli do të jetë një muaj që do ta ofrojë plot tre herë këtë sfidë.

Kjo pasi që më datën 2, pas ndërprerjes së kampionatit, Milani do të jetë mysafir në “Diego Armando Maradona”, për t’u përballur me të kaltrit në një sfidë të vlefshme për Serinë A.

Natyrisht një takim shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, që garojnë për një vend në zonën Champions, por jo aq për napolitanët, që kanë një diferencë të konsiderueshme në krye të renditjes.

Lexo edhe:

Më pas do të vijnë dy përballjet për Championsin, me sfidat që do të luhen më 12 prill në “San Siro” dhe 18 prill në Napoli. Tre përballje në harkun e 16-17 ditëve, natyrisht që do të prodhojnë jo pak spektakël.

Napolitanët shihen si të favorizuar, nisur nga forma e shkëlqyer që po kalojnë këtë sezon, megjithatë vetë Spalletti e pranoi se historia e Milanit në Champions, mund të bëjë diferencën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...