Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Milan në “dashuri” me Club Brugge, kuqezinjtë pranë akordit me dy lojtarë

Kampionët e Italisë, Milan ka nisur punën për përforcimin e ekipit dhe në skenë kanë dalë disa emra. Mes tyre edhe dyshja e Club Brugge, Noa Lang dhe Charles De Ketelaere.

Sulmuesi holandez, Lang është një dëshirë e drejtuesve “kuqezinj”, të cilët e kanë ndjekur me vëmendje 22-vjeçarin gjatë sezonit, por edhe në Nations League. Sulmuesi nuk ka zhgënjyer aspak edhe me “tulipanët”, pasi shënoi në ndeshjen ndaj Uellsit, ndërsa komentet për të kanë qenë shumë pozitive. Lang shihet si sulmues me perspektivë, ndërsa kontaktet kanë nisur, me agjentin e lojtarit, por edhe me drejtuesit e klubit belg.

De Ketelaere është në “lupën” e Milan-it, me italianët të cilët shohin te ai një “Kaka” të ri.

Belgu është në hapat e parë të karrierës dhe për më tepër ka fituar edhe një vend në kombëtaren e Roberto Martinez, ndërsa pritet të marrë ftesën edhe për në Katar.

21-vjeçari ka dhënë “dritën jeshile” për këtë lëvizje, pasi së fundi refuzoi kalimin në Premier League te Leicester City.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...