Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Milan nis operacionin “fshesa”, rreth 11 lojtarë pritet të largohen në verë

Merkato e kësaj vere te Milan do të ketë aromën e revolucionit, pasi nga mediet italiane raportohet se 10-11 lojtarë mund të thonë “lamtumirë” në përfundim të sezonit.

Disa largime tashmë janë të sigurta, si Tatarusanu, Mirante dhe Dest, me këtë të fundit që bëri një sezon të keq. Ibrahimovic, të paktën për sa i përket fushës, dhe Bakayoko gjithashtu janë gati të thonë lamtumirë. Adli u refuzua nga Pioli dhe do të duhet të gjejë hapësirë ​​diku tjetër. Vranckx ka disa shanse më shumë se Dest, por duket se edhe ai do duhet të largohet. Ballo-Toure nuk do të ndalohet në rast ofertash, ashtu edhe Rebic, i cili tani ka arritur në fund të ciklit të tij “kuqezi”.

Lexo edhe: 

Messias vlerësohet nga trajnerët dhe menaxherët, por nuk ka pasur rritjen që të gjithë shpresonin. Ai me shumë mundësi do të qëndrojë, por nëse afrohen të tjerë lojtarë në pozicionin e tij, është e mundur që edhe Messias të largohet nga Milan.

Origi po ashtu nuk i përmbushi pritshmëritë, por edhe e ardhmja e tij do të varet nga ofertat që klubi do të ketë, ndoshta një huazim në Premier League ose një transferim në Turqi, do t’i kënaqte drejtuesit e Milan.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...