Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Milan nuk gëzohet me një titull”, Maldini: Jemi krenar për kuqezinjtë në Botëror

Milani gati për revolucion
Milani gati për revolucion

Skuadra e Milan është aktualisht e grumbulluar në Dubai teksa për kuqezinjtë në program janë edhe disa miqësore për të ndihmuar trajnerin Stefano Pioli të mbajë në tonus lojtarët që ka në dispozicion, teksa disa prej futbollistëve të organikës së italianëve ishte e impenjuar në Kupën e Botës.

Në lidhje me këtë, drejtori teknik, Paolo Maldini theksoi se ndihet krenar për pjesëmarrjen dhe paraqitjen e lojtarëve kuqezinj në Botëror ndërsa shtoi se Milan nuk është klubi që kënaqet me vetëm një titull kampion.

“Me lojtarët që ishin dhe janë pjesë e Botërorit nuk kam komunikuar shumë, sepse nuk i di programet që kanë në kombëtare. Kam folur me Leaon, dua t’i lejoj ta shijojnë këtë moment sepse pjesëmarrja në një Botëror është diçka e jashtëzakonshme për një futbollist profesionist.

Më vjen mirë për Leaon sepse shënoi dy gola dhe nuk janë pak në një Kupë Bote. Luajti pak, por besoj se është një eksperiencë e bukur për të. Pastaj sa i takon Theos dhe Giroud, ata ishin protagonist prej fillimit dhe e kanë treguar diçka të tillë. Jemi shumë krenar që i shohim titullar dhe në finale.

Milan- Titulli kampion ishte kurorëzimi i një punë të madhe dhe ishte shumë e rëndësishme të riktheheshim kompetitivë, por ne jemi Milani dhe nuk kënaqemi me vetëm një titull”, u shpreh Maldini.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....