Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Milan nuk i ndahet Brojës, por fati i shqiptarit varet nga Leao

Milani tashmë po mendon se çfarë lëvizjesh mund të nevojiten në funksion të merkatos së verës së ardhshme dhe është pikërisht sulmi reparti i cili ka nevojë për risi.

Emrat që po ndiqen aktualiasht nga Paolo Maldini janë Noah Okafor, i cili ishte kundërshtar në Champions League dhe që ka kontratë deri në vitin 2024 me Salzburg dhe Armando Broja që nuk po gjen shumë hapësirë ​​te Chelsea dhe që pëlqehet nga drejtuesit.

Në rastin e Brojës gjithçka do të varet nga Leao, i cili në një të ardhme të afërt do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë dhe do të bëhet përfundimisht ylli i “kuqezinjve” apo do të refuzojë rinovimin dhe të kërkojë një ekip tjetër në mesin e shumë skuadrave kryesore që kanë qenë duke e ndjekur për muaj të tërë.

Nëse do të ndodhë mundësia e dytë, pra largimi i Leaos, atëherë afrimi i Brojës nga “Djalli” shihet më e arritshme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...