Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Milan nuk ka vetëm Leao-n”, Pato: E këshilloj sulmuesin të ndjekë zemrën!

Leao dhe Calabria trembin Piolin, largohen nga fusha të dëmtuar
Chelsea nuk heq dorë nga Leao

I intervistuar nga mediet italiane, ishi i Milan, Alexandre Pato ka folur se kush mund të jetë vendimtar në derbin e kësaj të diele me Inter.

Sipas Patos, “kuqezinjtë” nuk kanë vetëm Leaon, por edhe Giroud lojtar goli.

“Leao mund të bëjë diferencën, por mua më pëlqen shumë edhe Giroud. Ai është një loji goli dhe në derbi ai tashmë di të shënojë.”-tha ai.

Një nga temat e nxehta të këtij viti është padyshim kontrata e Leaos, e cila skadon në qershor të 2024-ës dhe bisedimet për rinovimin kanë muaj që vazhdojnë.

Pato e këshilloi portugezin që të: “Bëjë atë që ndjen me zemër, sepse ndonjëherë keni shumë njerëz rreth jush që ju thonë se çfarë të bëni. Ai duhet të vendosë për atë që mendon se do ta bëjë të lumtur. Leao te Milani gjithsesi ka një shtëpi, ka gjithçka që i nevojitet. Nëse mund t’i jap disa këshilla, i them që të qëndrojë gjithmonë aty.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...