Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milan-Roma-Lazio, garë treshe për Mario Gotzen!

Që nga momenti që është bërë zyrtare mungesa e rinovimit të tij me Borussian e Dortmundit, emri i heroit të Gjermanisë në Botërorin Brazil 2014-të, Mario Gotze po përmendet gjithnjë e më shumë në merkato. Dëshira e futbollistit që preferon Serinë A italiane në krahasim me kampionatet e tjera për shkak të punës së bashkëshortes së tij si modele të bën të mendosh për një kalim të mundshëm të Gotzes në Apenine. Fillimisht ishte Milani që u interesua për ish-futbollistin e Bayernit ndërsa tashmë kanë hyrë në garë edhe dy skuadrat kryeqytetase, Roma e Lazio. Ideja për ta marrë me parametër zero është sugjestionuese për këto 3 klube edhe pse paga prej 8 milionë eurosh që Gotze përfiton aktualisht në sezon është një problem më vete. Një shifër shumë e lartë kjo për buxhetin e klubeve italiane por mund të gjehet një rrugë e mesme.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...