Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milan synon rinovimin me Kessie, palët ende larg marrëveshjes

Largimi i dy titullarëve si Giggio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu, të cilët refuzuan të rinovojnë kontratën me Milanin, kanë zbehur jo pak imazhin e kuqezinjve, përveçse kanë dëmtuar edhe organikën në dispozicion të Stefano Piolit, pasi bëhej fjalë për dy futbollistë mjaft të rëndësishëm.

Të dy futbollistët kishin pretendime ekonomike më të larta sesa Milani mund t’u ofronte, ndaj edhe u larguan, ndërsa tani Paolo Maldini është fokusuar të rinovojë me Franck Kessie, pasi edhe mesfushorit nga Bregu i Fildishtë i skadon kontrata një vit më vonë.

Për të mos rrezikuar të përsëritet i njëjti skenar edhe verën e ardhshme, por njëkohësisht për të blinduar një nga elementët kyç të formacionit të kuqezinjve, drejtuesit e klubit kanë thirrur menaxherin e Kessie dhe kanë nisur negociatat.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka qenë protagonist absolut sezonin e kaluar me Milanin, pasi ka luajtur në 37 nga 38 ndeshjet e sezonit dhe ka humbur vetëm një sfida ndaj Lazios për shkak të pezullimit, teksa është golashënuesi i dytë pas Ibrës me 13 gola të shënuar dhe plot 6 asiste.

Oferta e parë e Milanit është për një pagë prej rreth 4 milionë eurosh në sezon, ndërsa Kessie ka kërkuar 5 milionë euro neto, plus një tjetër bonus, megjithatë palët vazhdojnë negociatat dhe në ditët e ardhshme pritet të ketë një tjetër takim, që mund t’i afrojë edhe më shumë me rinovimin.

Synimi i Maldinit është i qartë, të rinovojë me Franck Kessie para se të nisë sezoni, ose në të kundërt ta shesë që këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë, megjithatë vetë futbollisti duket i prirur për opsionin e parë, pasi dëshiron të qëndrojë ende te Milani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...