Serie A

Milan-Torino tani për kampionat, kuqezinjtë të dënuar të fitojnë

Milani ka dhuruar dy paraqitje spektakolare në derbin ndaj Interit të dielën e kaluar dhe në Kupë ndaj Juventusit të enjten, megjithatë pavarësisht lojës bindëse dhe dominuese, rezultatet nuk kanë qenë në favor të kuqezinjve.

Mbrëmjen e sotme të besuarit e Piolit do të rikthehen sërish në “San Siro”, këtë herë për t’u përballur me Torinon në sfidën e fundit të javës së 24-t të kampionatit italian, që është njëkohësisht edhe një nga “trenat e fundit” të milanezëve për të arritur në zonën Champions.

Torino vjen në një moment shumë të vështirë dhe as ndryshimi i trajnerit nuk ka sjellë entuziazmin e duhur për të përballur vijimësinë e kampionatit, megjithatë “granatat” kanë në ekip elementë që mund të bëjnë diferencën dhe të vendosin ndeshjen.

Nga ana tjetër Milani vjen me entuziazmin e lartë që kanë sjellë përballjet me Interin e Juventusin, por të dy këto sfida kanë qenë shumë impenjative për kuqezinjtë dhe Pioli ka përdorur thuajse të njëjtët lojtarë, ndaj ka dyshime nëse do të jenë në gjendje të bëjnë një tjetër 90-minutësh të ngarkuar.

Milani aktualisht ka 32 pikë, 13 pikë më pak se Atalanta e vendit të katërt dhe zona Champions duket mision i pamundur, ndërsa Torino me 27 pikë ka filluar të ndjejë rrezikun e zonës së ftohtë, ndaj duhet të reagojë për t’u larguar sa më shpejt.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency