Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Milan zyrtarizon transferimin e Nikola Kalinic

Nikola Kalinic është një futbollist i Milanit. Sulmuesi kroat është paraqitur në qëndrën mjekësore “La Madonnina” për të kryer testet mjekësore, nga ku më pas do të shoqërohet në ambjentet e brëndshme te sëlisë së kuqezinjve, ku do të firmosë dhe kontratën e tij të re. Ish-sulmuesi i Fiorentinës është shfaqur entuziast për aventurën e tij të re me fanellën e “Djallit”. Kalanic është transferuar te Milan në forën e huazimit më detyrim blerje. Në total ky operacion do të kushtojë arkave të klubit italian 25 milionë Euro. Afrimi i Nikola Kalinic plotëson hapsirën e lënë bosh nga ana e Carlos Bacca, i cili është larguar për në drejtim të Villareal. Një merkato të tillë kaq voluminoze, me afrime cilësore, klubit italian i mungonte prej kohësh, ndërkohë që tashmë koha do të vërtetojë se sa efikasë do të jenë. Deri më tani duket se gjërat po ecin mirë, e ardhmja mbetet për tu parë.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...