Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani aktiv në merkato, duhet edhe një sulmues për Gattuson

Pasi dështuan të rikthejnë Gerard Deulofeun në Milano, drejtuesit e klubit të Milanit nuk kanë hequr dorë nga ideja për t’i dhënë Gattusos një tjetër sulmues anësor, për të bërë skuadrën më konkurruese, drejt synimit për të arritur në zonën Champions.

Kështu emri i parë në listë është ai i belgut të Dalian Yifang, Carrasco, për të cilin në orët e fundit kanë hequr dorë si Interi, ashtu edhe Arsenali, ndaj kuqezinjtë janë të vetmin që kanë shfaqur një interes konkret.

Për shkak të komplikimeve financiare, Milani u ka ofruar kinezëve huazimin 6-mujor të belgut, me të drejtë blerjeje verën e ardhshme, ndërsa tashmë pritet që përgjigja finale të vijë nga Kina.

Por Leonardo dhe Maldini kanë gati edhe një plan B, gjithmonë nëse nuk do t’ia dalin me Carrascon dhe bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Nices, Saint-Maximin, negociatat me të cilin po i ndjek pikërisht ish kapiteni i Milanit.

Paolo Maldini ka folur gjatë më menaxherët e sulmuesit dhe ka marrë miratimin edhe nga vetë futbollisti, ndërsa paralelisht po negociohet edhe me Nicen, për të përcaktuar formulën e transferimit.

Edhe në këtë rast Milani nuk shkon më shumë se një huazim kundrejt 5 milionë eurove dhe më pas blerje për 20 të tjera në verë, por Nice kërkon të paktën 35 milionë euro në total për sulmuesin, që nën urdhrat e Patrick Vieira, po shkëlqen.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...