Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Milani arkëton 12 milionë € nga një viking, Maldini arrin akordin me lojtarin e Holandës

Klubi i Milanit ka shitur përfundimisht Jens Petter Hauge tek Eintracht Frankfurt. 12 milionë euro do të paguajnë fituesit e Europa League në arkat e kampionëve të Italisë për kartonin e 22-vjeçarit norvegjez.

3 gola dhe 2 asiste regjistroi sulmuesi i majtë në sezonin e parë me ekipin gjerman, aty ku ishte i huazuar me detyrim blerje nga Eintrachti. Kuqezinjtë italianë kanë zyrtarizuar shitjen e lojtarit viking, i cili ka firmosur deri në 2026 me Eintrachtin.

Ndërkohë, drejtuesit e Milanit kanë arritur akordin me Noa Lang të Club Brugge. 22-vjeçari holandez (3 ndeshje me kombëtaren tulipane) bën mirë të tre pozicionet pas qendërsulmuesit, sidomos në krahun e djathtë.

Lang fitoi titullin kampion në sezonin e parë në Belgjikë. Club Brugge shpenzoi 6 milionë euro për ta marrë nga Ajax verën e kaluar. Dyshja Maldini-Massara janë takuar të mërkurën me babanë e lojtarit.

Akordi është arritur, me Lang që është gati të firmosë një kontratë 5-vjeçare. Club Brugge kërkon 22 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Tani priten milionat e Milanit, teksa marrëveshja nuk është mbyllur akoma si pasojë e faktit që drejtuesit e “Djallit” ndodhen në vitin e fundit të kontratës.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...