Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milani arkëton 30 milionë euro nga Andre Silva, Correa më pranë

Andrè Silva është grumbulluar nga grumbullimi i Milanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do ta vijojë karrierën te Monaco. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë gjetur gjuhën e përbashkët me homologët e skuadrës nga Principata për transferimin e portugezit për 30 milionë euro. Ky është hapi i parë i italianëve për të mbërritur te Correa, duke para që në orët e ardhshme është programuar një takim mes Paolo Maldinit dhe përfaqësuesve të Atleticos për të mbyllur marrëveshjen për argjentinasin.

Për momentin, diferenca mes ofertës dhe kërkesës është 10 milionë euro. “Los Colchoneros” insistojnë se Correa vlen 50 milionë euro.

Patrick Cutrone, për momentin po bën rezistencë dhe nuk është entuziast për kalimin tek Wolverhamptoni në Angli, por edhe Kessie pëlqehet në Premier League dhe mund të shërbejë për të mbushur arkat. Në pritje të arritjes së marrëveshjes për Correan, Giampaolo është i kënaqur me Suson, i aktivizuar si trekuartist në këto ditë të para të grumbullimit.

Bennacer, triumfues në Kupën e Kombeve të Afrikës me Algjerinë, është gati të veshë fanellën kuqezi, edhe pse do të qëndrojë edhe 1 javë pushim para se të vihet nën urdhrat e Giampaolos, kur Milani të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...