Serie A

Milani bën “harakiri” në fushën e SPAL-it, Verona përmbys Parmën

Milani bën një gabim të pafalshëm ndaj SPAL-it, në transfertë, që mund t’i kushtojë shtrenjtë në përfundim të kampionatit. Kuqezinjtë, edhe pse luajtën për më shumë se 50 minuta më një lojtar më shumë, morën vetëm një pikë (2-2) përballë ekipit të dytë më të dobët të Serisë A (në bazë të renditjes). Në njëfarë mënyre, skuadra e drejtuar nga Pioli zhvlerësoi fitoren e arritur javën paraardhëse ndaj Romës, në “San Siro”.

SPAL-i, përkundër çdo parashikimi, e pa veten në epërsi të dyfishtë brenda gjysmë ore lojë, me Valorin e më pas Flocarin që e detyruan dy herë Donnarumman të nxirrte topin nga rrjeta. Vendësit morën një goditje të rëndë në minutën e 43-të, kur D’Alessandro u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të rëndë me takë.

Milani për minuta të tëra në pjesën e dytë nuk e shfrytëzoi si duhet epërsinë numerike, gjithsesi e gjeti golin e parë me Leaon në minutën e 79-të. Kur gjithçka po i drejtohej fundit, Vicari, në tentativë për të larguar një krosim të ulët, e devijoi topin në portën e tij, 2-2.

Dy minutat e mbetura në dispozicion nuk mjaftuan që Milani të gjente golin e fitores.

Përfiton nga ndalesa e Milanit Verona, që pa Marash Kumbullën në formacion (ishte i pezulluar), por me Rrahmanin titullar, fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Parmës.

Miqtë shënuan të parët me Kulusevskin, por Di Carmene barazoi në fund të pjesës së parë me penallti. Zaccagni i çoi shifrat në 2-1, por Parma barazoi me Gagliolon në të 64’. Pas shumë përpjekjesh, Verona shënoi golin e fitores me Pessinan në minutën e 81-të, duke e ngushtuar më vetëm një pikë diferencën me Milanin e vendit të 7-të.

Në takimet e tjera Fiorentina u befasua 1-3 nga Sassuolo në “Artmemio Franchi”, ndërsa Sampdoria fitoi 1-2 sfidën e mbijetesës me Leccen.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency