Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Milani bën me “krahë” Piolin: Nuk më intereson kundërshtari radhës, nuk kemi frikë askënd!

MILAN, ITALY - NOVEMBER 02: Stefano Pioli, Head Coach of AC Milan celebrates after their sides victory during the UEFA Champions League group E match between AC Milan and FC Salzburg at Giuseppe Meazza Stadium on November 02, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milan triumfoi me rezultatin 4-0 në San Siro përballë Red Bull Salzburg për të siguruar një biletë për në raundin e 1/16-tave të Champions League. Kuqezinjtë u shfaqën dominues ndërsa shfrytëzuan në maksimum edhe formën e Olivier Giroud me francezin që ishte autor i një dygolëshi, por edhe dy asisteve.

Pas sfidës, entuziazmi përfshiu edhe trajnerin Stefano Pioli i cili në konferencë theksoi se nuk i intereson kundërshtari i radhës në fazën me eliminim direkt, pasi ata janë Milani dhe nuk i druhen askujt.

“Nuk duhet të kemi frikë askënd, tani mendja shkon tek kampionati. Duhet të rikthehemi te tre pikët dhe të qëndrojmë pranë Napolit kryesues. Shorti në Champions do të jetë me siguri i vështirë, por unë kam lojtarë të fortë. Jam i sigurt se ata do të jenë gati dhe kushdo që do të luaj kundër Milanit, duhet të jetë i ndërgjegjshëm se do të përballet me një Milan bindës”, u shpreh Pioli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...