Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Milani bind edhe pa Ibrën, mposht Spalin dhe gjen Torinon në çerekfinale

Milani është skuadra e gjashtë çerekfinaliste e Kupës së Italisë, pasi ia doli të mposhtë mbrëmjen e sotme Spalin në “San Siro” me rezultatin e pastër 3-0, ndërsa tani do të gjejë përballë Torinon.

Trajneri Pioli kishte lënë pushim një pjesë të mirë të titullarëve të ndeshjes me Cagliarin, ndërsa nga minuta e parë luante Piatek, i shoqëruar nga kroati Ante Rebic, që ka zbritur rrallë në fushë gjatë kësaj kohe.

Sfida u zhbllokua pikërisht nga polaku Piatek, që iu shmang në limite pozicionit jashtë loje dhe i vetëm përballë Etrit Berishës, nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë ishte spanjolli Samu Castillejo që shënoi një gol spektakolar dhe çoi kuqezinjtë të qetë në dhomat e zhveshjes, ndërsa golin e tretë e shënoi francezi Theo Hernandez me një goditje nga distanca.

Fiorentina mposht Atalantën dhe gjen Interin në çerekfinale

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...