Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani “blitz” në Madrid për Ceballos, pastaj pritet sulmi për Schick

Dyshja drejtuese e Milanit, Maldini-Boban kanë planifikuar një udhëtim në Spanjë gjatë ditës së sotme, ku destinacioni do të jetë Madridi, për t’u takuar me drejtuesit e Realit.

Sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë piketuar fantazistin Dani Ceballos si njeriun ideal për t’ia bashkëngjitur projektit të ri të skuadrës dhe do të tentojnë të bindin Perez për t’ia rrëmbyer.

Madrilenët në fakt nuk e kanë problem të heqin dorë nga 21-vjeçari, për shkak edhe të merkatos së bujshme që po bëjnë, ndërsa çmimi i Ceballos është rreth 35-40 milionë euro, shifër që te Milan nuk janë gati ta paguajnë tani.

Për këtë arsye kuqezinjtë do të kërkojnë një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm, pasi duan t’i dhurojnë Giampaolos fantazistin ideal për skemën e tij 4-3-1-2.

Pas kthimit nga Madridi, drejtuesit e Milanit pritet të ndalen në Romë, ku do të negociojnë me verdhekuqtë një shkëmbim sulmuesish mes Patrick Cutrones dhe Patrick Schick.

Sulmuesi çek nuk po arrin të “shkëlqejë” në kryeqytet prej dy sezonesh dhe verdhekuqtë nuk janë kundër idesë së largimit, ndërsa Giampaolo ia njeh mirë aftësitë pasi e promovoi te Sampdoria dhe kërkon ta ketë në dispozicion.

Megjithatë kjo çështje mund të zgjasë përtej muajit qershor, pasi Roma nuk ka ende një Drejtor Sportiv dhe po vazhdon të shtyjë negociatat për shitjen e futbollistëve, deri në momentin e emërimit të një njeriu kompetent.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...