Serie A

Milani-Bologna, ora 21:45, rikthehet Saelemekers, “Djalli” me Ibra-Rebic në sulm

Milani, prej muajsh në pritje të zyrtarizimit të Ralf Rangnick (do të ketë fuqi të plotë te “Djalli”), po bën sforcot e fundit për të përmbyllur me sukses sezonin me Piolin trajner. Kuqezinjtë, të shtatët në Serinë A me 53 pikë (sa Napoli), kërkojnë të çdo kusht të paktën të ruajnë këtë pozicion që u jep mundësinë të marrin pjesë në Europa League (Napoli e ka siguruar Europën me suksesin në Kupën e Italisë). Në javën e 34-t, Milani pret në “San Siro” Bolognan (21:45), që praktikisht e ka siguruar qëndrimin, pasi ka 12 pikë më shumë se Lecce që renditet e 18-ta.

Sa i përket formacionit, Rebic pritet të luajë titullar krah Ibras në sulm, ndërsa Saelemekers, që kthehet pas skualifikimit, është në balotazh me Castillejon. Edhe në mbrojtje ka balotazh mes Contit dhe Calabrias.

Asnjë problem në organikën e Sinisa Mihajlovic, që pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.

Në fakt, SuperSport ofron sot nga Seria A që në orën 17:15 një duel mjaft interesant, Verona – Atalanta, që është edhe një derbi shqiptarësh (Rrahmani përballë Gjimshitit, ndërsa Kumbulla është i dëmtuar). Veronezët, me 9 pikë më pas se Milani, mbeten të paktën matematikisht në garë për vendin e shtatë, ndërsa Atalanta, që praktikisht e ka siguruar Champions, synon t’i bëjë një mbyllje spektakolare sezonit, pse jo në vendin e dytë.

Në 19:30 luhet Cagliari – Sassuolo, edhe kjo një sfidë mjaft interesante, që ka rëndësi edhe për Milanin, pasi ekipi i drejtuar nga De Zerbi, që vjen pas një ecurie të jashtëzakonshme, mund t’u kërcënojë kuqezinjve vendin e shtatë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency