Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani debuton në Friuli, spikat sfida Sampdoria-Lazio

Seria a luan këtë të diel takimet e tjera të javës së parë të kampionatit. Objektiva të ndryshëm drejt një sezoni që pritet të jetë i ethshëm. Takim interesant pritet të jetë ai mes Sampdorias dhe Lazios.

Vitin e kaluar të dy ekipet zhvilluan një kampionat pozitiv, teksa këtë herë dëshira për të ripërsëritur veten mbetet sërish. Sampdoria ka pësuar ndryshime të shumta në radhët e ekipit është larguar trajneri Giampaolo por edhe disa prej titullarëve të sezonit të kaluar, teksa në krye të stolit është emëruar Di Francesco.

Ndërkohë bardhekaltërit kanë mundur të ruajnë boshtin e skuadrës, teksa me Inzaghin do të tentojnë padiskutim një vend ne Champions League. Prova e parë gjenerale paraqet një shkallë të lartë vështirësie për të dy ekipet.

Sfida tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Romës dhe Genoas. Miqtë sezonin e kaluar rrezikuan rënien nga kategoria, madje frika ishte prezente deri në javët e fundit të kampionatit, ndërsa në kampin tjetër verdhekuqtë, me Fonsekën do të përpiqen maksimalisht ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin.

Atalanta edhe këtë vi pritet të jetë sërish një rival i vështirë për të gjithë ekipet e serisë a edhe për të mëdhenjtë. Ajo çka kanë treguar bergamaskët sezonet e fundit, ka bërë që të gjithë ti tremben atyre. Në transfertën ndaj Spal ata vine me petkun e favoritit, por vendasit bazuar nga ajo çka dhanë edicionin e fundit kanë treguar që në shtëpi janë një kockë e fortë.

Ndërkohë Torino do të presë Sassuolon. Granatat që ne mesjave luajtën në Play Off-in e Europa Leagues ndaj Wolverhapton dhe që për shkak të humbjes 3-2 mund të konsiderojnë veten të eliminuar, do të provojnë që në kampionat garën ta nisin me një fitore.

Milani i Giampalos ndërkohë do të udhëtojë në transfertë ndaj Udineses. të paktën gjatë verës kuqezinjtë kanë dhënë sinjale pozitive, madje pritshmëritë për një vit tejet pozitiv janë kudo, në radhët e tifozëve por edhe lojtarëve. Sidoqoftë në Friuli thuajse çdo vit, djalli ka hasur vështirësi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...