Merkato

Milani e gjen sulmuesin e së ardhmes në Serbi për pesë milionë euro

Sapo ka mbushur 18 vjeç, është 1.92 metra i gjatë dhe konsiderohet talent i madh i Crvena Zvezdas, skuadrës së kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Marko Lazetic është sulmuesi i zgjedhur nga Milani për të zëvendësuar Pellegrin, i cili do të kthehet në Monaco për fundin e huazimit.

Në shtëpinë e kuqezinjve e kanë identifikuar sulmuesin e ri (në vendin e tij konsiderohet trashëgimtari i vërtetë i Vlahovicit) si lojtarin ideal për të kompletuar sulmin e skuadrës së drejtuar nga Pioli.

Marrëveshja pritet të mbyllet në fillim të javës së ardhshme. Flitet për një shifër rreth pesë milionë euro. Lazetic ka luajtur 14 ndeshje në kampionatin serb deri më tani, duke shënuar një gol. Gjithashtu e ka gjetur dy herë rrjetë në kampionatin e të rinjve.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency