Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milani e Juventusi, duel në distancë për spanjollin Dani Olmo

Emisarë të Milanit dhe Juventusit ishin të pranishëm në sfidën e Champions League mes Dinamo Zagrebit dhe Shakhtar Donesk për të vëzhguar nga afër “yjet” e të dyja skuadrave. Objektivi kryesor i dy shoqërive italiane ishte 21-vjeçari spanjoll, Dani Olmo, i cili ka kohë që ndiqet nga klubet e Serisë A.

Në radhët e klubit kroat sytë u përqendruan edhe te Nikola Moro, por 21-vjeçari nuk arriti të shkëlqente. Gjithsesi, vëzhguesit e Milanit dhe Juventusit u përqendruan edhe te dy talentët brazilianë të Shaktarit, Marcos Antonio e Tete. Por në Zagreb nuk ishin të pranishëm vetëm italianët, pasi edhe klube si Borussia Dortmund, Bayern, Sevilla dhe Wolverhamptoni kishin të akomoduar përfaqësuesit e tyre.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...