Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Milani favorit për titullin, Interi nëse mban Skriniar. Juventus dobët, Pogba u zhduk pas Botërorit”

Në fundjavë fillon sezoni i ri në Serie A. Disa klube do të synojnë rrëzimin e Milanit nga froni. Interi dhe Juventusi janë gjithmonë aty, teksa edhe Roma e Napoli ëndërrojnë fitimin e titullit kampion.

Paolo Di Canio, ish-sulmuesi i njohur italian, i cili luajti me klube si Lazio, Napoli, Juventus dhe Milan, por edhe me West Ham, Celtic, Charlton dhe Sheffield Wednesday jashtë Italisë, ka analizuar garën për titullin në Itali.

Mendoj se merkato mund të jetë ende vendimtare, por deri më sot shoh Milanin si kandidatin kryesor për triumfin në Serie A. Kuqezinjtë janë të preferuarit e mi. Ata nuk kanë bërë ndryshime në skuadër, ndërkohë që kanë afruar lojtarë cilësore si Adli.

Mbrojtja e Milanit ka besueshmëri. Në të djathtë është një ushtar si Calabria, ndërsa në të majtë luajnë dy shigjeta shkatërruese. De Ketelaere? Ai do t’i sjellë skuadrës imagjinatë, asiste dhe gola. Është një futbollist që mund të luajë në disa pozicione në ofensivë.

Interi do të jetë pretendenti numër dy nëse nuk largohet Skriniar… Mos të harrojmë që është larguar Perisic, i cili krijonte lojë. Lukaku? Jam i lumtur që u rikthyer, sepse është një tip që krijon entuziazëm.

Për mua ai është një lojtar i mirë, por pas fitimit të titullit dëgjova se ishte një fenomen, në mesin e tre-katër sulmuesve më të mirë në botë. Më dukej sikur po ëndërroja… Në dy vitet me Interin në Champions League ai dështoi. Aty është futbolli i vërtetë, jo Serie A.

Ekipet e tjera janë shumë mbrapa Milanit e Interit. Juventusi nuk është kandidat për titullin në këto momente. Ata kanë probleme strukturore prej dy vitesh, akoma nuk i kanë zgjidhur.

Pogba vjen nga 2 vite e gjysmë të dobëta dhe për t’u harruar, nuk jam vetëm unë që e them këtë gjë. Ai u zhduk pas Botërorit që fitoi si protagonist. Por, nëse ka entuziazëm dhe dëshirë, njësoj si Lukaku, ai mund të bëjë diferencën në Itali.

Tani i ndodhi edhe ai dëmtim, të shohim nëse do të kthehet Pogba vendimtar për 90 minuta apo vetëm për disa minuta gjatë një ndeshjeje.

Di Maria? Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por është 34 vjeç dhe ka Botërorin te dera. Vlahovic vuan, Chiesa duhet të rikuperohet, ndërkohë që janë larguar e Chiellini e De Ligt, të cilët nuk i zëvendëson dot vetëm Bremer. Juves i mungon edhe një anësor i majtë i një niveli të lartë.

Allegri ka nevojë edhe për një mesfushor, të shohim nëse Paredes do të jetë zgjidhja e problemeve në këtë repart. Kostic? Lojtar i aftë, por ai nuk është një anësor për një mbrojtje me katër. Për mua, Juventusi aktual nuk është më i pari”, deklaroi Di Canio gjatë analizës së tij rreth rekordmenëve të futbollit italian.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...