Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani fiton edhe pa Ibrën, kryeson bindshëm kampionatin!

Milani nuk ndalet as pa Zlatan Ibrahimovic. Kuqezinjtë vazhduan marshimin në krye të Serie A pasi triumfuan pastër 2-0 ndaj Fiorentinës në San Siro, sfidë e vlefshme për javën e 9-të duke regjistruar fitoren e 7-të në 9 takime. Golat e qëndërmbrojtësit Romagnoli dhe Franck Kessie me penallti në pjesën e parë ishin mëse të mjaftueshëm që Milani të ngjitej në kuotën e 23 pikëve, 5 më shumë se vendi i dytë për momentin. Kuqezinjtë humbën edhe një tjetër 11-metërsh pasi fituan dy në pjesën e parë dhe të dytin Kessie e shpërdoroi por pa vënë në rrezik fitoren e Milanit. Skuadra e Piolit arriti të menaxhonte shumë mirë avantazhin deri në fund duke marrë tre pikë shumë të vlefshme ndërkohë që javën e ardhshme do të përballet me Sampdorian në transfertë. Në ndeshjen tjetër të orës 15:00 Bologna e Sinisa Mihajlovic mposhti 1-0 Crotonen me një gol të Roberto Sorianos në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...